Prishtinë, 29 janar 2020 – Ambasada Amerikane në Prishtinë në bashkëpunim me Komisionin për Kompensimin e Viktimave të Krimit të Ministrisë së Drejtësisë (MD), të mërkurën, kanë organizuar punëtori një-ditore për zyrtarët e Qendrës për Ndihmë Juridike (QNJ) të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD).
Punëtoria është mbajtur me qëllim për të ngritur kapacitetet e zyrtarëve të QNJ-së në fushën e kompensimit të viktimave të krimit, si dhe për të fuqizuar implementimin e ligjit dhe referimin e viktimave në Programin e Kompensimit të Viktimave të Krimit.