Ambasada Amerikane dhe INL dhuron donacion 22 lloptop për hulumtuesit e IKD-së

Ambasada Amerikane dhe INL dhuron donacion 22 lloptop për hulumtuesit e IKD-së

Ambasada Amerikane dhe INL dhuron donacion 22 lloptop për hulumtuesit e IKD-së

Prishtinë, 20 shtator 2018 – Ambasada Amerikane në Kosovë dhe Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) ka dhuruar një donacion prej 22 lloptopëve të rinj për Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD). Përmes këtij donacioni, Ambasada Amerikane në Kosovës do të ndikojë në mbështetjen e aktiviteteve dhe punën hulumtuese në teren dhe punën analitike në fushën e sundimit të ligjit dhe gazetarisë hulumtuese.

Donacioni i dhuruar është një ndihmë e madhe për ndërtimin e kapaciteteve brenda IKD-së, duke mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të punës hulumtuese pa pengesa. “IKD dhe emisioni “Betimi për Drejtësi” si gjithmonë falënderojnë mbështetjen e pakursyer të Ambasadës Amerikane dhe INL në ngritjen e kapaciteteve të juristëve dhe gazetarëve të rinj, të cilët merren me hulumtime dhe analiza në fushën e sundimit të ligjit. Këto pajisje do të mundësojnë një punë më efikase dhe efektive të monitoruesve dhe hulumtuesve tanë në terren, të cilët tani do të kenë pajisje adekuate për ta kryer si duhet punën e tyre”, tha Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së me rastin e pranimit të këtij donacioni.

Tash për tash, IKD numëron 40 punonjës, shumica e të cilëve janë juristë dhe hulumtues politikash në fushën e sundimit të ligjit, të cilët monitorojnë sistematikisht në të gjitha Gjykatat Themelore dhe Degët e tyre në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Brenda vitit IKD monitoron sistematikisht së paku rreth 2.000 (dy mijë) seance gjyqësore vetëm në rastet e korrupsionit. IKD monitoron të gjitha natyrat e lëndëve në Departamentin e Krimeve të Rënda me fokus në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Departamentin e Përgjithshëm në Divizonin Penal dhe Divizionin Civil, Departamentin Administrativ dhe Departamentin Ekonomik. Gjithashtu, monitoruesit bëjnë monitorim sistematik edhe në Gjykatën e Apelit në Prishtinë. Për më tepër rreth IKD-së vizitoni linkun në vijim http://kli-ks.org/rreth-ikd/