Rreth IKD

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) është organizatë e politikave publike jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse, fabrikë e mendimeve e specializuar në sektorin e drejtësisë, e themeluar nga jurist me nam në shkurt 2009.

 

Misioni i IKD-së është forcimi i sundimit të ligjit në Kosovë dhe përmirësimi i qasjes në drejtësi për qytetarët. IKD udhëhiqet nga Kuvendi i Anëtarëve, Bordi Këshillëdhënës dhe Drejtori Ekzekutiv. IKD synon që të përmbush misionin e saj përmes zhvillimit të hulumtimeve dhe analizave të pavarura dhe komunikimit të këtyre hulumtimeve tek politik bërësit, zyrtarët shtetëror, diplomatët ndërkombëtar, aktivistët e shoqërisë civile, dhe komuniteti akademik.

 

Personeli i IKD-së ka përvojë të madhe në kapacitete të ndryshme në sektorin e drejtësisë në Kosovë, duke përfshirë zhvillimin e hulumtimeve, raportimet gazetareske, ngritjen e vetëdijes, dhe përfshirjen në aktivitete të avokimit. Këtu përfshihet puna e ngushtë me autoritetet e Kosovës për të siguruar pavarësi, paanshmëri dhe ngritje të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

 

IKD zhvillon hulumtime, organizon ngjarje (tryeza/konferenca) dhe përfshihet në vazhdimësi në avokim në këto fusha:

 

  • Reformën gjyqësore
  • Sundim të ligjit
  • Iniciativat legjislative
  • Zbatimin e ligjeve
  • Përputhshmërinë e legjislacionit vendor me standardet e BE-së dhe OKB-së
  • Edukimin ligjor
  • Edukim medial