Deri me 31 dhjetor të viti të kaluar në Prokurorinë e Shtetit janë regjistruar 937 raste korrupsioni, ku përfshihen 2470 persona. Koordinatorja nacionale për lëndët e korrupsionit, Laura Pula, e ka publikuar raportin e lëndëve të korrupsionit, si dhe planin strategjik për bashkëpunim ndërinstitucional në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.