Gjykohen Gjyqtarët

Gjykohen Gjyqtarët

Mbi dhjetë të pandehurit rëndojnë akuzat për tjetërsim të pronës shoqërore në pronë private, veprim i cili ka shkaktuar rreth 60 milionë euro dëm. Bëhet fjalë për tjetërsimin e 15 rasteve të pronave të kombinatit bujqësor “KBI Kosova Eksport” që në bazë të prokurorisë janë përkthyer paligjshëm në emër të personave fizikë, duke u shitur më pas.

Në Kinemanë ABC në Prishtinë të martën ka filluar shqyrtimi gjyqësor kundër 10 të pandehurve në rastin e njohur si Uka dhe të tjerët. Gjykimin është duke e mbajtur Gjykata Themelore e Prizrenit.