Uke Rugovës i vazhdohet paraburgimi edhe për 3 muaj

Uke Rugovës i vazhdohet paraburgimi edhe për 3 muaj

Një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës ua ka vazhduar paraburgimin edhe për tre muaj tre të pandehurve të akuzuar në lidhje me pretendimet për blerjen e kundërligjshme të vizave Schengen nga Ambasada e Italisë në Kosovë. Njëri nga të pandehurit, Ukë Rugova është deputet në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, shtatë të pandehurve tjerë u është vazhduar masa e arrestit shtëpiak.