Një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës dje ua ka vazhduar paraburgimin edhe për tre muaj tre të pandehurve të akuzuar në lidhje me pretendimet për blerjen e kundërligjshme të vizave Schengen nga Ambasada e Italisë në Kosovë.
Njëri nga të pandehurit, Ukë Rugova është deputet në Kuvendin e Kosovës.
Po ashtu, shtatë të pandehurve tjerë u është vazhduar masa e arrestit shtëpiak. Të gjithë të pandehurit akuzohen për veprën e Krimit të organizuar në lidhje me veprat Shpërdorim i pozitës zyrtare, Ushtrim i ndikimit dhe Mashtrim.