Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) duke folur për financimin e partive politike ka thënë se financimi i partive politike dhe shpenzimi i financave sidomos për fushata zgjedhore vazhdimisht ka qenë problematike në Kosovë.
Musliu ka thënë se ka munguar transparenca për financimin e partive politike dhe zyrtarëve të tyre dhe kjo veprimtari do duhej të ishte nën llupen e prokurorisë. “IKD ka analizuar me kujdes rolin dhe veprimet e partive politike dhe militanteve të tyre në manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2010, ku kishte struktura të organizuara kriminale që manipuluan zgjedhjet. Duke analizuar këto krime të zgjedhjeve IKD ka kërkuar nga Prokurori i Shtetit që të hetoj krimin e organizuar në zgjedhje”, ka thënë ai.