KGJK: 200 persona s’kanë të drejtë përfshirje në procesin zgjedhor

KGJK: 200 persona s’kanë të drejtë përfshirje në procesin zgjedhor

200 persona s’kanë të drejtë të përfshihen në procesin zgjedhor të 2013-tes kanë bërë të ditur Këshilli Gjyqësor i Kosovës. KGJK i ka dërguar organit të zgjedhjeve një listë prej 200 personash të dënuar apo që janë në proces gjyqësor e që nuk kanë të drejtë të jenë të përfshirë në asnjë mënyrë në procesin zgjedhor. Por, një listë të tillë nuk e ka dërguar akoma Këshilli Prokurorial për personat që janë nën hetime e që sipas KQZ-së llogariten të jenë me mijëra. Ndërkaq ajo që ka mbetur e pa hetuar si duhet është pa hetuar si duhet do të jetë çështja e financimit të partive dhe pazaret e kandidatëve për kryetar komunash me bizneset. Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi , thotë se Prokuroria e Shtetit dhe Komisioni Qendror Zgjedhor kanë dështuar të hetojnë çështjet më të mëdha kriminale, financimin e partive politike.

“Ju keni parë në procesin e kaluar zgjedhor ka pas marrëveshje mes të financuesve të ndryshëm dhe kandidatëve të ndryshëm të cilët janë marr vesh kanë bërë pazare me kandidatët që në rast se i fitojnë zgjedhjet t’i marrin të gjithë tenderët publikë siç ka qenë rasti me Prizrenin dhe kryetarin aktual Ramadan Muja që po përballet me proces gjyqësor pikërisht për këtë”, ka thënë Musliu.