Shkelet ligji, askush nuk jep përgjegjësi!

Shkelet ligji, askush nuk jep përgjegjësi!

Janë disa ministri në Kosovë, në të cilat pozita e sekretarit të përhershëm vazhdon të funksionojë vetëm me ushtrues detyre. E nëse ky post ushtrohet me ushtrues detyre, duke tejkaluar periudhën tre mujore, atëherë përbën shkelje të Ligjit për Shërbyesit Civilë. Por, për këto shkelje nuk ka pësuar askush, prandaj analistët vlerësojnë se janë bërë me qëllim të keqpërdorimeve, raporton KTV-ja.