SHTETI PARALAJMËRON MASA NDAJ KEQPËRDORUESVE TË VOTËS

SHTETI PARALAJMËRON MASA NDAJ KEQPËRDORUESVE TË VOTËS

Institucionet e shtetit, prokuroria, gjyqësori dhe policia kanë paralajmruar masa të rrepta ndaj keqpërdoruesëve eventual  të votës së lirë në zgjedhjet e 3 nëntorit, në një debat të organizuar nga Instituti I Kosovës për Drejtësi.

Betim Musliu nga IKD, tha se qëllimi i kësaj tryeze është ngritja e debatit dhe senzibilizimi i të gjithë akterëve, partive politike dhe opinionit të gjerë rreth gatishmërisë së institucioneve të drejtësisë për të luftuar çdo veprim në drejtim të manipulimit të votave në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013. Ky rol proaktiv sivjet është bërë me inciativë të Kryeprokurori të Shtetit, i cili ka aktivizuar institucionet e drejtësisë, në parandalimin dhe luftimin e veprave penale kundër të drejtave të votimit. Musliu tha se ky rol proaktiv ishte rekomandim i dal nga raporti i IKD-së i publikuar vitin e kaluar “Krimi i Organizuar në zgjedhje: Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve”.