NË GJILAN U MBAJT TRYEZË DISKUTIMI LIDHUR ME DREJTËSINË NË ZGJEDHJET E 3 NËNTORIT 2013

NË GJILAN U MBAJT TRYEZË DISKUTIMI LIDHUR ME DREJTËSINË NË ZGJEDHJET E 3 NËNTORIT 2013

U mbajt tryeza e diskutimit “Drejtësia në Zgjedhjet e 3 nëntorit” u mbajt sot në Gjilan, e cila u organizua nga Prokurori i Shtetit  në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Drejtësi. 

Edhe në këtë tryezë përfaqësuesi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, z. Betim Musliu theksoi se ky institut vitin e kaluar ka publikuar raportin “Krimi i Organizuar në zgjedhje: Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve”, në të cilën kishte bërë rekomandime konkrete rreth rolit proaktiv që duhet ta ketë Prokurori i Shtetit në rastet që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit, gjë që po ndodh tani, por që ky rol duhet të monitorohet deri në përfundim të procesit të zgjedhjeve.

Ky ishte aktiviteti i fundit në serinë e tryezave të diskutimit në shtatë qendrat kryesore të Kosovës, që janë zhvilluar në kuadër të projektit “Iniciativa për ngritje të efikasitetit të institucioneve të drejtësisë për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike në Kosovë” që është përkrahur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.