“Masa të rrepta për keqpërdoruesit e votave”

“Masa të rrepta për keqpërdoruesit e votave”

Përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë kanë paralajmëruar masa të rrepta ndaj të gjithë keqpërdoruesve eventualë të votave që mund të ndodhin lidhur me zgjedhjet e 3 nëntorit të këtij viti.

Kështu është thënë në Gjilan, në tryezën e shtatë dhe të fundit të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit. Aty morën pjesë të gjithë akterët e institucioneve të drejtësisë të nivelit qendror dhe lokal, me kandidatët e partive politike, shoqërinë civile dhe mediat.

Betim Musliu nga IKD, tha se qëllimi i kësaj tryeze është ngritja e debatit dhe sensibilizimi i të gjithë akterëve, partive politike dhe opinionit të gjerë rreth gatishmërisë së institucioneve të drejtësisë për të luftuar çdo veprim në drejtim të manipulimit të votave në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013.