Shërbyesi civil nuk guxon të jetë nën hetime, politikani po!

Shërbyesi civil nuk guxon të jetë nën hetime, politikani po!

Njohës të fushave të juridikut dhe politikës kanë thënë se është e padrejtë që shërbyesve civil, të cilët aplikojnë për të u punësuar në Institucione të u kërkohet certifikata se a janë nën hetime, përderisa funksionarët politik dhe juridik, e gjithashtu edhe disa kandidatë për kryetarë të komunave janë vetë nën hetime dhe të akuzuar. Disa nga ta kanë thënë se duhet të përmirësohet ligji, ndërsa, disa të tjerë kanë thënë se drejtësia penale është goxha e avancuar në Kosovë dhe legjislacioni penal është konform standardeve të Bashkimit Evropian, por partitë politike duhet të mos i kandidojnë personat që janë nën hetime për arsye morale dhe besimi.