Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që më 1 dhjetor të përsëriten zgjedhjet në tri vendvotime në Komunën e Zveçanit. Ndërkohë, pas rinumërimit të votave në 12 vendvotime në Klinë, KQZ-ja ka miratuar raportin me ndryshime.
Koordinatori i Qendrës së Numërimit të Votave, Burim Ahmetaj, tha se gjatë rinumërimit në 12 vendvotime në Klinë ka pasur ndryshime shumë të vogla.