LISTAT E PDK-SË NË LIPJAN PËRFUNDOJNË NË PROKURORI

LISTAT E PDK-SË NË LIPJAN PËRFUNDOJNË NË PROKURORI

Pos telasheve që i dolën me nipin e tij, Fitim Selimi i cili pak ditë para zgjedhjeve u nda nga PDK-ja dhe krijoi Iniciativën për Lipjanin, e cila tash mbështet kandidatin e LDK-së për kryetar komune, Imri Ahmetin, njerëzit e partisë së tij i kanë hapur telashe Shukri Bujës edhe me Prokurorinë.

Express merresh se njerëz të PDK-së në Lipjan kanë dalë në terren për të konfirmuar votuesit e tyre potencial, duke krijuar lista për ata që premtojnë paraprakisht se do të votojnë për Shukri Bujën për Kryetar të Lipjanit.

Siç merr vesh gazeta, në këto lista janë marrë edhe numrat personal të njerëzve që kanë deklaruar se do të votojnë për PDK-në.