PZAP gjobit subjektet politike, vlera 184 mijë e 500 euro

PZAP gjobit subjektet politike, vlera 184 mijë e 500 euro

Nga 184 mijë e 500 euro sa është shuma e përgjithshme e gjobave që ka shqiptuar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për subjektet politike, vetëm 2 mijë e 600 janë paguar. Mul Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP-it, thotë se këto gjoba përfshijnë shkeljet që janë bërë gjatë fushatës dhe gjatë ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor. Desku tregon se kush i ka paguar gjobat deri më tani.