Raporti i performancës zbardh shumë parregullsi. Kryeprokurori Ismet Kabashi, ka kërkuar marrjen e masave. “Nuk ka asnjë raport të veçantë, nuk ka asnjë shkresë dhe nuk e di kur prokurori e ka vërtetuar që ka elemente të veprës penale. Nëse ti e kërkon një rast, duke iu referuar numrit, nuk gjendet, sepse është dosje më dosje. Kemi hasur edhe në mungesën e kallëzimit penal me dokumente të tjera në dosje. Janë tre apo katër dosje, të cilat janë të ndryshme nga njëra-tjetra në një dosje”, ka deklaruar menaxheri i Zyrës për analiza dhe hulumtime, në Njësitin e Performancës së Prokurorëve, Naser Hasani