Prishtinë, 17 tetor 2024 – Në ambientet e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka filluara Klinika Ligjore për grupin e tetë (8) të studentëve të përzgjedhur. Ky grup përbehet nga njëzetë (20) studentë dhe do të marrin pjesë në aktivitetet që janë planifikuar të realizohen gjatë kursit 16 javor, aq sa zgjasin aktivitetet e Klinikës Ligjorë për secilin grup të studentëve të përzgjedhur.
Para studentëve zëvendës drejtori i IKD-së z. Betim Musliu foli për rëndësinë e Klinikës Ligjore dhe faktin se si përmes saj studentët mund të ngritin kapacitetet e tyre profesionale, por në bazë të rezultateve të treguara dhe sipas mundësive më të mirët edhe mund të bëhen pjesë e stafit profesional në IKD.
Gjithashtu para studentëve menaxheri i projekteve brenda IKD-së z.Gzim Shala theksoi kuptimin dhe rëndësinë e Klinikës Ligjore dhe se si përmes aktiviteteve të larmishme do të iu ofrojnë studentëve mundësinë e zhvillimit të shkathtësive profesionale duke gërshetuar të njëjtën edhe në pjesën praktike, konkretisht përmes përpilimit, zhvillimit dhe shikimit se si realizohet dhe zhvillohet në praktikë një procedurë gjyqësore.
Po ashtu, studentët u njoftuar edhe për zhvillimin e vizitave që do t’i realizojnë nëpër institucione të Republikës së Kosovës duke u mundësuar që përmes këtyre vizitave, studentët të njihen më në praktikë për punën që ato institucione i bëjnë.
Ndryshe, Qendra për Edukim Profesional e IKD-së zhvillon aktivitete të ndryshme profesionale me qëllim të aftësimit të studentëve të Fakultetit Juridik, përmes Klinikës Ligjore.