Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe organizatën “Ec ma ndryshe”, kanë organizuar të premten, në Prizren, një tryezë me temën “Drejtësia në zgjedhjet e 3 nëntorit”. Në tryezë kanë marrë pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve të drejtësisë, shoqërisë civile dhe të partive politike.