Në Prizren u mbajt tryezë diskutimi lidhur me drejtësinë në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013

Në Prizren u mbajt tryezë diskutimi lidhur me drejtësinë në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Drejtësi dhe organizatën Ec Ma Ndryshe, sot në Prizren, organizuan dhe mbajtën tryezën me titull: “Drejtësia në zgjedhjet e 3 nëntorit”. Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të të gjithë akterëve të institucioneve të drejtësisë të nivelit qendror dhe lokal, kandidatë të partive politike, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.