Për katër muaj 183 akuza për korrupsion

Për katër muaj 183 akuza për korrupsion

Koordinatorja Nacionale Kundër Korrupsionit, Laura Pula ka paraqitur raportin e statistikave nga plani i veprimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për lëndët e korrupsionit dhe akuzave të ngritura ndaj atyre që kanë bërë vepra që lidhen me korrupsionin.

Ajo tha se gjatë kësaj periudhe katër mujore janë ngritur 183 akuza, ku 8 janë zyrtar të Qeverisë e Kosovës, 6 nga Policia e Kosovës, 6 nga Administrata Tatimore e Kosovës, një kryetar komune, dy nënkryetar dhe dy drejtor.