KOORDINATORJA NACIONALE KUNDËR KORRUPSIONIT LAURA PULA, KA PREZANTUAR ZBATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT PËR RRITJEN E EFIKASITETIT TË SISTEMIT PROKURORIAL

KOORDINATORJA NACIONALE KUNDËR KORRUPSIONIT LAURA PULA, KA PREZANTUAR ZBATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT PËR RRITJEN E EFIKASITETIT TË SISTEMIT PROKURORIAL

Koordinatorja Nacionale kundër Korrupsionit, pranë zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula, ka mbajtur konferencë për media lidhur me zbatimin e Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial.
Gjatë konferencës për media Koordinatorja Pula, ka informuar opinionin rreth Harmonizimit të statistikave kundër korrupsionit, Performancës së prokurorive në zbatimin  e Planit të veprimit, për periudhën nëntor 2013- shkurt 2014, si dhe, mbi Udhëzimin që definon veprat penale të korrupsionit të nivelit të lartë.
Në kuadër te aktiviteteve te mbikëqyrjes për realizimin e Planit të veprimit janë konstatuar mospërputhje të  të dhënave statistikore të regjistruara në bazën e të dhënave në Mekanizmin përcjellës dhe të dhënave të raportuara nga ana e Prokurorive themelore dhe Prokurorisë Speciale tek Koordinatorja Nacionale.