PARIM I PROKURORISË NDALIMI DHE ARRESTIMI I MANIPULUESVE TË VOTËS

PARIM I PROKURORISË NDALIMI DHE ARRESTIMI I MANIPULUESVE TË VOTËS

Në tryezën e mbajtur në Pejë, në kuadër të tryezave të diskutimit në qendrat kryesore të Kosovës, që zhvillohen në kuadër të projektit “Iniciativa për ngritje të efikasitetit të institucioneve të drejtësisë për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike në Kosovë” që organizohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe përkrahet nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se qëllimi i kësaj tryeze është ngritja e debatit  dhe sensibilizimi i të gjithë akterëve, partive politike dhe opinionit të gjerë rreth gatishmërisë së institucioneve të drejtësisë për të luftuar çdo veprim në drejtim të manipulimit të votave në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013.

Musliu tha se roli proaktiv  që është bërë sivjet me iniciativë të Kryeprokurorit të Shtetit i cili ka aktivizuar institucionet e drejtësisë  në parandalimin dhe luftimin e veprave penale kundër të drejtave të votimit ka dalë si rekomandim i raportit të IKD-së të publikuar vitin e kaluar “Krimi i organizuar në zgjedhje: Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve”.