Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, në një konferencë për media, ka thënë se kjo parti në zgjedhjet lokale të mbajtura sot ka arritur sukses të madh.
Sipas tij, PDK-ja përveç komunave aktuale me të cilat udhëheqë, prin edhe në tri komuna tjera: në Rahovec, Kamenicë dhe në Suharekë.
Ai po ashtu ka thënë se në Prishtinë kandidati i tyre, Agim Çeku do të jetë në balotazh, derisa në Podujevë janë rritur shumë.