Më 3 nëntor, kujdestarë 50 prokurorë

Më 3 nëntor, kujdestarë 50 prokurorë

Çdo keqpërdorim i votës nga personat e pandërgjegjshëm në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të ndiqet me urgjencë nga organet e rendit. Për këtë Këshilli Prokurorial në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, KQZ-në dhe Panelin për Ankesa e Parashtresa ka nisur përgatitjet duke nënshkruar një memorandum. Instituti i Kosovës për Drejtësi ka mbajtur një takim në Prizren me organet e rendit dhe Prokurorinë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë të veprojnë shpejt në rast të keqpërdorimit të votës.