Në ditën e zgjedhjeve në Kosovë do të operojnë 50 prokurorë

Në ditën e zgjedhjeve në Kosovë do të operojnë 50 prokurorë

Në të gjithë territorin e Kosovës në ditën e zgjedhjeve do të operojnë 50 prokurorë, së bashku me hetues nga Policia e Kosovës”, ka deklaruar koordinatorja nacionale për zgjedhje nga Prokurori i Shtetit, Laura Pula.
Kjo bëhet e ditur nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe Ec Ma Ndryshe kanë organizuar të premten në Prizren tryezën “Drejtësia në zgjedhjet e 3 nëntorit”, me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve të institucioneve të drejtësisë të nivelit qendror dhe lokal, me kandidatët e partive politike, shoqërinë civile dhe mediat.