Në Prizren u debatua për drejtësinë në zgjedhjet e 3 nëntorit

Në Prizren u debatua për drejtësinë në zgjedhjet e 3 nëntorit

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe Ec Ma Ndryshe kanë organizuar të premten në Prizren tryezën “Drejtësia në zgjedhjet e 3 nëntorit”, me pjesëmarrjen e të gjithë akterëve të institucioneve të drejtësisë të nivelit qendror dhe lokal, me kandidatët e partive politike, shoqërinë civile dhe mediat. Betim Musliu nga IKD tha se qëllimi i kësaj tryeze ishte ngritja e debatit dhe sensibilizimi i të gjithë akterëve, partive politike dhe opinionit të gjerë rreth gatishmërisë së institucioneve të drejtësisë për të luftuar çdo veprim në drejtim të manipulimit të votave në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013.