Ata që në zgjedhjet e kaluara fotografuan votat e tyre për të dëshmuar se për kë kanë votuar, një gjë të tillë nuk do të mund ta bëjnë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të këtij viti. Kjo për faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martën ka marrë vendim që fotografimi i votës të ndalohet rreptësisht.
Gjithashtu, anëtarët e KQZ-së, duke shprehur pakënaqësinë për punën e OSBE-së, kanë kërkuar nga kjo e fundit raport të detajuar se çfarë po ndodh me procesin e votimit përmes postës në veri të vendit.