Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte i një goje dje kur mori vendim të inkriminojë fotografimin e votës nga votuesi, me qëllim të dëshmimit para ndokujt se kujt ia ka dhënë “besimin”. “Askush s’guxon të fotografojë votën”, ishte vendimi i KQZ-së.
Në zgjedhjet e mëparshme, qoftë të përgjithshme apo lokale, ka pasur raste fotografimi nga zgjedhësi të votës dhe kjo është cilësuar nga vëzhguesit gjithmonë si manipulim. Në fakt manipuluesit e votave e kanë përdorur këtë mënyrë për t’i detyruar votuesit të jenë në anën e tyre, duke iu premtuar favore pas të marrin pushtetin.