Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një intervistë për portalin Lajmi.net ka thënë se diplomacia e huaj, si asnjëherë më parë, është bërë e drejtpërdrejtë në mesazhet kundër keqpërdorimeve në zgjedhje. Por, sipas tij, politika në Kosovë është e paparashikueshme.
Më tej ai ka thënë se mesazhet e bashkësisë ndërkombëtare kanë qenë të drejtpërdrejta, shoqëria civile është mobilizuar, vëzhguesit premtojnë se do të jenë më syçelë në punën e tyre. Edhe prokurorët vendorë janë angazhuar. Sipas Musliut janë 50 prokurorë të cilët do të jenë në detyrë ditën e zgjedhjeve për t’u përkujdesur në rast se raportohet ndonjë keqpërdorim.