Gjithsej 49 ankesa pakënaqësie pas zgjedhjeve

Gjithsej 49 ankesa pakënaqësie pas zgjedhjeve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor(KQZ), ka pranuar gjithsej 49 ankesa nga subjekte politike, iniciativa qytetare apo kandidatë të pavarur të cilat kanë të bëjnë me pakënaqësitë e tyre gjatë numërimit të votave në procesin zgjedhor.