Liderët e subjekteve politike të Kosovës janë pritur sot nga ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson. Merret vesh se në takim kryetema e bisedimeve ishte çështja e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit. Në këtë takim nuk ishte lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, transmeton KTV.
“Ambasadorja Jacobson ka ftuar liderët e partive në vazhdën e përpjekjeve të saj për të përkrahur zgjedhjet pa mashtrime dhe kërcënime, të cilat i plotësojnë standardet ndëkombëtare”, ka thënë zyrtari për informim në këtë ambasadë Arbnor Haxhibeqiri. Ai ka qenë shumë i shkurtë në përgjigjen rreth këtij takimi i cili është mbajtur larg syrit të mediave.