Prishtinë, 12 shkurt 2020 – Yll Zekaj hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), njëherësh Koordinator i Qendrës për Ndihmë Juridike Falas në IKD, ka mbajtur trajnim pro bono për gjykatës dhe prokurorë për Akademinë e Drejtësisë në kuadër të Programit të USAID –”Drejtësia Komerciale” për “Ndërmjetësimin – Civil, Penal dhe Ekonomik”.
Trajnues tjerë së bashku me Yll Zekajn ishin edhe gjykatësja Makifete Saliuka dhe prokurori Besim Kelmendi, të cilët bashkërisht kanë trajnuar gjykatësit dhe prokurorët e rajonit të Prishtinës.
IKD vazhdon përkrahjen profesionale pro-bono të institucioneve nga sfera e ekspertizës së saj, kësaj radhe me promovimin e ndërmjetësimit në Kosovë.