GJYKATËSIT E BUTË NDAJ KEQPËRDORUESVE TË VOTAVE

GJYKATËSIT E BUTË NDAJ KEQPËRDORUESVE TË VOTAVE

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e dytë preliminar rreth zgjedhjeve lokale të vitit 2013: “Raporti i shkurtër mbi përgjigjen e organeve të drejtësisë ndaj veprave penale kundër të drejtave të votimit”. Sipas raportit, institucionet e drejtësisë në Kosovë nuk kanë arritur të tregojnë paanshmëri gjatë përcaktimit të veprave penale ndaj atyre personave që kanë shkelë të drejtat e votimit lidhur me procesin e zgjedhjeve të 3 nëntorit.