Avokati mbrojtës i Ukë Rugovës, Bajram Tmava ka deklaruar se ende nuk ka përfunduar bastisja në familjen Rugova. Ai tha si avokat deri në këtë fazë nuk ka asnjë provë që vërteton dyshimin e bazuar. Tmava tha se në orët e hershme të mëngjesit policia e EULEX-it, sipas një urdhri të gjyqtares paraprake është duke bërë bastisjen e shtëpisë Rrugova.