Aktorja Elida Shasivari, që punon si administratore në Drejtorinë komunale të Kulturës në Gjakovë, ka drejtuar akuza ndaj kryetarit të Komunës së Gjakovës Pal Lekaj, për – siç ka thënë ajo – kërcënimin verbal me largim nga vendi i punës që, sipas saj, Lekaj ia ka bërë ditën e premte.
Në një konferencë për media, Shasivari ka shtuar se pas kësaj është ndier e shokuar dhe se që nga ajo ditë është në trajtim shëndetësor, pasi ka rënë në një depresion të thellë.