Do ti arrestoj manipuluesit

Do ti arrestoj manipuluesit

Nesër Kosova voton. Nga premtimet e ngjajshme të partive politike që i japin sa herë që dalin në fushatë parazgjedhore, këto zgjedhje dallojnë për një gjë. Do të mbahen edhe në pjesën veriore, do gjatë fushatës janë hedhur bomba, janë rrahur e kërcënuar kandidatë, është shtënë më armë zjarri… Pra, aty ku pritet të ketë probleme. 
Edhe përkundër kësaj, Policia e Kosovës, është e gatshme për të siguruar qytetarët e Kosovës të përmbushin obligimin e tyre kushtetues, të dalin të votojnë të papenguar. PK ka edhe ndihmën e EULEX në pjesën veriore, ndërsa të gjithë ata që do të tentojnë që të manipulojnë procesin në një mënyrë ose tjetër, porositin: “Do t’ju arrestojmë”. Shpend Maxhuni, drejtor i Policisë së Kosovës, flet për Indeksonline, për parapërgatitjet e PK për ditën e zgjedhjeve.