Presidentja Jahjaga priti përfaqësuesin e Institutit Kosovar për Drejtësi dhe përfaqësuesit e Koalicionit Demokracia në Veprim

Presidentja Jahjaga priti përfaqësuesin e Institutit Kosovar për Drejtësi dhe përfaqësuesit e Koalicionit Demokracia në Veprim

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takime të ndara, përfaqësuesin e Institutit Kosovar për Drejtësi (IKD) zotëri Betim Musliun dhe përfaqësuesit e Koalicionit të Organizatave Joqeveritare Demokracia në Veprim.

Përfaqësuesi i IKD-së, zotëri Betim Musliu e njoftoi Presidenten Jahjaga për përgatitjet për të vëzhguar punën e institucioneve të drejtësisë dhe gjyqësisë të angazhuara në procesin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë. Ai tha se është bërë një punë e madhe në parandalimin e keqpërdorimeve gjatë procesit zgjedhor dhe se Instituti i tij do të vëzhgojë nga afër punën e këtyre institucioneve në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve.