Do të ndëshkohen të gjithë abuzuesit e votave

Do të ndëshkohen të gjithë abuzuesit e votave

Në debatin e mbajtur në Prishtinë mbi Drejtësinë në Zgjedhje të Institutit për Drejtësi , organet e prokurorisë dhe gjyqësorit kanë folur për plane e strategji që do të jenë pengesë për abuzime të mundshme me procesin zgjedhor. Betim Musliu, nga Instituti për Drejtësisë, ka thënë se prokuroria dhe gjykatat nuk duhet të lejojnë që storia e abuzimit me zgjedhjet në përmasat çfarë ka ndodhur.
“ Prokurori i Shtetit të ndjek krimin e organizuar në zgjedhje dhe të mos mbetet vetëm në ndjekjen e komisionerëve. Të ketë një rol shumë më proaktiv në ndjekjen e rasteve që kanë të bëjnë me zgjedhjet”, ka thënë Musliu.
Deri më tani të akuzuar dhe të hetuar për abuzim me zgjedhjet e fundit sipas të dhënave të prokurorisë janë 7500 persona.