– Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit kanë organizuar të martën tryezën e gjashtë me radhë “Drejtësia në zgjedhjet e 3 nëntorit”, me pjesëmarrjen e të gjithë akterëve të institucioneve të drejtësisë të nivelit qendror dhe lokal, me kandidatët e partive politike, shoqërinë civile dhe mediat.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte ngritja e debatit dhe senzibilizimi i të gjithë akterëve, partive politike dhe opinionit të gjerë rreth gatishmërisë së institucioneve të drejtësisë për të luftuar çdo veprim në drejtim të manipulimit të votave në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013. Betim Musliu nga IKD, tha se për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në të cilat roli i organeve ndjekëse nuk ka qenë proaktiv, sivjet me inciativë të Kryeprokurori të Shtetit janë aktivizuar institucionet e drejtësisë, duke luajtur rol proaktiv në parandalimin dhe luftimin e veprave penale kundër të drejtave të votimit. Ky rol proaktiv, ishte edhe rekomandim i dal nga raporti i IKD-së, “Krimi i Organizuar në zgjedhje: Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve”. Musliu tha se krijimi i Procedurave Standarde të Veprimit (PSV) do të obligojë policinë dhe prokurorinë që në secilin rast ku ka persona të përfshirë në krime të zgjedhjeve, të hetohen elementet e krimit të organizuar në zgjedhje. IKD do të monitorojë zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit “Lidhur me zgjedhjet 2013, prej të cilave burojnë PSV-të.
Komunikatën e plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu.