Djali i Isa Mustafës, Arbeni është përfshirë në një skandal ku bashkë me Shpëtim Hazirin, këshilltar i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, tentojnë ta bindin Egzon Azemin, aktivist i “Vetëvendosjes”, që ai bashkë me aktivistë të tjerë të kalojnë në LDK. KTV-ja ka siguruar disa incizime që dëshmojnë këtë bisedë.