Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, mirëmbrëma dhe mirë se erdhët në konferencën e katërt për media të organizuar nga Prokurori i Shtetit në ditën e votimit, në lidhje me zgjedhjet e 3 nëntorit 2013,
Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është informimi i opinionit publik rreth aktiviteteve të institucioneve të drejtësisë në lidhje me rastet e iniciuara gjatë ditës së sotme, që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit.
Siç jeni njoftuar nga ora 07.00 e mëngjesit 50 prokurorë kujdestarë kanë punuar në gjithë territorin e vendit tonë dhe kanë vepruar me urgjencë në secilin rast që është paraqitur me qëllim për të parandaluar keqpërdorimet e mundshme gjatë këtij procesi zgjedhor.
Pra gjatë gjithë ditës së sotme kemi hapur 18 raste, në të cilat janë të përfshirë 31 persona, prej tyre 28 janë të ndaluar dhe 3 janë shoqëruar në stacione policore.