DEKLARATA E KOORDINATORES NACIONALE PËR ZGJEDHJE NGA PROKURORI I SHTETIT, PROKURORES LAURA PULA, DHËNË NË KONFERENCËN E TRETË TË ZYRËS SË KRYEPROKURORIT TË SHTETIT, TË MBAJTUR LIDHUR ME INFORMIMIN E MBARËVAJTJES SË PROCESIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, mirë se erdhët në konferencën e tretë për media të organizuar nga Prokurori i Shtetit në ditën e votimit në lidhje me zgjedhjet e 3 nëntorit 2013, 
Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është informimi i opinionit publik rreth aktiviteteve të institucioneve të drejtësisë në lidhje me rastet e iniciuara nga ora 12.30 deri më 16.30, që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit.
Siç jeni njoftuar nga ora 07.00 e deri në orën 12.30 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës janë hapur 7 lëndë, kundër 14 personave.
Nga ora 12.30 e deri në orën 16.30 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës kemi hapur 9 lëndë, kundër 12 personave, prej tyre 9 të ndaluar dhe 3 në paraqitje në polici.