Prishtinë, 7 prill 2016 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi, kanë nënshkruar të enjtën një Marrëveshje Bashkëpunimi, për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi është miratuar unanimisht në mbledhjen e KGJK-së të mbajtur më 6 prill 2016. Qëllimi i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi është ngritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë…
Prishtinë, 16 shkurt 2016 – Kuvendi i Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi, kanë nënshkruar të marten një Marrëveshje Bashkëpunimi, për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Qëllimi i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi është rritja e transparencës dhe llogaridhënies së trupave të Kuvendit të Kosovës në procesin e hartimit dhe miratimit të legjislacionit që ndërlidhet me…
Prishtinë, 3 shkurt 2016 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim rreth lojërave dhe ndërhyrjeve të vazhdueshme të pushtetit ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor. Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar “Programin e Reformave në Ekonomi”, e cila ndërlidhet me zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim të miratuar më 22 janar 2016. Lajmi për…
Prishtinë, 25 janar 2016 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim rreth lojërave të pushtetit ekzekutiv me pagesat e bartësve të funksioneve gjyqësore të pushtetit gjyqësor në Republikën e Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës më 15 janar 2015 ka aprovuar kërkesën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për kompensimin e shtesave dhe stimulim financiar për 74 gjykatësit e Departamenteve të Krimeve të Rënda për vitin 2016, që kap shumën prej 279.720 euro. Përmes këtij vendimi, secili gjykatës i këtij departamenti do të paguhet si kompensim me 300 euro shtesë.
LLOJI: ANALIZË DATA E PUBLIKIMIT: DHJETOR, 2015 AUTORËT: EHAT MIFTARAJ DHE BETIM MUSLIU VENDI I PUBLIKIMIT: PRISHTINË, REPUBLIKA E KOSOVËS MBESHTETUR NGA: AMBASADA BRITANIKE NË KOSOVË
Prishtinë, 10 dhjetor 2015 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të enjten, ka mbajtur tryezën me temën “Lufta kundër korrupsionit në Kosovë: Dështimet dhe progresi”, në të cilën u publikua edhe raporti i IKD-së “Luftimi i korrupsionit në Kosovë, prioritet në letër” raport vlerësues gjithëpërfshirës mbi efikasitetin e sistemit prokurorial dhe sistemin gjyqësor në trajtimin e rasteve të korrupsionit.
LLOJI: ANALIZË DATA E PUBLIKIMIT: NËNTOR, 2015 AUTORËT: BETIM MUSLIU DHE GENC NIMONI VENDI I PUBLIKIMIT: PRISHTINË, REPUBLIKA E KOSOVËS MBESHTETUR NGA: AMBASADA BRITANIKE NË KOSOVË
Vende të lira pune: Monitorues/Hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi 11/09/2015 KONKURS PËR PUNË Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) është duke kërkuar kolegë të motivuar për punë dhe entuziastë për t’iu bashkuar ekipit tonë në këto pozita: 1. MONITORUES/HULUMTUES 2. GAZETAR
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj artikullit të botuar në Gazetën “Kosova Sot”, të datës 31 gusht 2015, në ballinë dhe brendi në faqet 4 dhe 5, me mbi titull “Memorandumi mes KPK-së dhe IKD-së ka ngjallur debat në Prokurorinë e Shtetit” dhe titullin “Dyshohet se memorandumi u bë për të favorizuar…
Prishtinë, 3 shtator 2015 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon fuqishëm për zbatimin e drejtësisë selektive nga institucionet e drejtësisë. IKD përkrah institucionet e drejtësisë në luftimin efikas dhe efektiv ndaj të gjithë shkelësve të ligjit pa dallim, duke aplikuar praktika dhe standarde të larta dhe uniforme siç përcaktohet me Kushtetutë, ligje dhe…
Prishtinë, 21 gusht 2015 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj amnistisë së gjykatësve dhe prokurorëve, që janë subjekt i procedurave hetimore dhe disiplinore të paraqitura në Zyrën e Prokurorit Disiplinor (ZPD). Kjo amnisti është mundësuar përmes plotësim ndryshimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës (LKGJK) dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) të martën ka mbajtur konferencë për media në zyrat e saj, ku ka publikuar raportin e radhës të titulluar “Në kërkim të rrugës për luftimin e korrupsionit: Në mes dy zjarreve, persekutimit dhe dështimit”. Ky raport është përpiluar si rezultat i monitorimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm prej hyrjes në fuqi (më 4 nëntor 2013) të Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial në Luftimin e Korrupsionit. Në vazhdim gjeni një përmbledhje ekzekutive të gjetjeve të raportit rreth rezultateve në luftimin e korrupsionit në Kosovë.