Prishtinë, 25 tetor 2024 – Studentët e Klinikës Ligjore gjatë kësaj jave, në mesin e aktiviteteve të zhvilluara, për dy ditë me radhë janë trajnuar në analizën e të dhënave. Në dy trajnimet e organizuara për studentët lidhur me analizimin e të dhënave, janë trajtuar tema si: Natyra dhe fushëveprimi i teorisë mbi të dhënat…
Prishtinë, 21 tetor 2024 – Studentët e Programit të Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), sot, të shoqëruar nga nga Hulumtuesi i Lartë në IKD, Astrit Kolaj, kanë vizituar Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP). Ata janë pritur nga Komisionerja e AIP-së, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku dhe udhëheqja e Divizionit të Shqyrtimit të…
Prishtinë, 18 tetor 2024 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka mbajtur një ligjëratë me studentët e Klinikës Ligjore, ku janë trajtuar instrumentet e mbikëqyrjes parlamentare sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Rregullores së Kuvendit. Ligjërata dhe trajnimi janë mbajtur nga Melos Kolshi (Hulumtues në IKD) dhe Naim Jakaj (Hulumtues i Lartë në IKD). Studentët…
Prishtinë, 17 tetor 2024 – Në ambientet e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka filluara Klinika Ligjore për grupin e tetë (8) të studentëve të përzgjedhur. Ky grup përbehet nga njëzetë (20) studentë dhe do të marrin pjesë në aktivitetet që janë planifikuar të realizohen gjatë kursit 16 javor, aq sa zgjasin aktivitetet e…
Prishtinë, 17 tetor 2024 – Opozita parlamentare në Kuvendin e Kosovës ka thirrur tre seanca të jashtëzakonshme për tema me interes publik si për qytetarët dhe për funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Seancat janë thirrur për çështjet: Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Mimoza Kusari –…
Prishtinë, 11 tetor 2024 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), së bashku me Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, me përkrahje të National Endowment for Democracy dhe Rockefeller Brothers Fund, më 11 tetor 2024, organizuan takim diskutues me pensionistët ku u publikua raporti “Shteti neglizhon harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës”. Në hapje të…
Prishtinë, 9 tetor 2024 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në kuadër të projektit “Përmbushja e premtimit të sinjalizimit – Mbrojtja e të drejtave të qytetarëve dhe parandalimi i korrupsionit”, financuar nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe USAID, sot organizoi tryezë diskutimi, ku u…
Prishtinë, 7 tetor 2024 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahjen e National Endowment for Democracy (NED) dhe Rockefeller Brothers Fund, ka publikuar raportin me titull: “Përgjegjësia e mediave ndaj komenteve të paligjshme”. Betim Musliu, zëvendësdrejtor ekzekutiv në IKD, theksoi se komentet në lajmet e mediave sociale janë bërë një burim kryesor i…
Prishtinë, 3 tetor 2024 – Ambasadorja e Holandës në Prishtinë, znj. Karin Boven, së bashku me znj. Burbuqe Brahimi, Zyrtare e Lartë për Çështje Politike në Ambasadën Holandeze, të enjten, kanë vizituar drejtuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi në ambientet e punës. Gjatë kësaj vizite, ambasadorja Boven është informuar për punën e organizatës, aktivitetet…
Prishtinë, 24 shtator 2024: Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e 253-të si pikë të rendit të ditës ka vendosur miratimin e Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës. Përkitazi me Rregulloren në fjalë, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dërguar komente në KPK. Duke mirëpritur…
Prishtinë, 19 shtator 2024 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me mbështetje të Projektit të USAID-it për Drejtësi ka organizuar të enjten tryezë diskutimi lidhur me sfidat që rrjedhin nga ndarja e pamjaftueshme buxhetore për sistemin gjyqësor, prokuroria dhe ndihmën juridike falas, ku edhe ka publikuar raportin me titull “Drejtësia me qytetarin në qendër…
Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mori pjesë në aktivitetet e organizuara nga Forumi për Transparencë Parlamentare i Kuvendit të Kosovës. Gjatë Panairit të organizatave të shoqërisë civile, IKD shpalosi një gamë të gjerë raportesh analitike dhe të monitorimit, të cilat përfshijnë institucione të drejtësisë, qeverisë, Kuvendit dhe…