Studentët e Klinikës Ligjore trajnohen për analizën e të dhënave në drejtësi

Studentët e Klinikës Ligjore trajnohen për analizën e të dhënave në drejtësi

Studentët e Klinikës Ligjore trajnohen për analizën e të dhënave në drejtësi

Prishtinë, 25 tetor 2024 – Studentët e Klinikës Ligjore gjatë kësaj jave, në mesin e aktiviteteve të zhvilluara, për dy ditë me radhë janë trajnuar në analizën e të dhënave.

Në dy trajnimet e organizuara për studentët lidhur me analizimin e të dhënave, janë trajtuar tema si: Natyra dhe fushëveprimi i teorisë mbi të dhënat e drejtësisë dhe Llojet e të dhënave.

Ky është grupi i dytë me radhë i studentëve të Klinikës Ligjore të cilët në korrikulen e programit trajnues 15 javorë do të aftësohen në analizën e të dhënave në drejtësi.

Pas përfundimit të programit, studentet e këtij grupi pritet të jenë të aftësuar në analizën e të dhënave të sistemit të drejtësisë dhe të jenë mbështetje e fortë për departamentet e statistikave të Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për të analizuar të dhënat e drejtësisë dhe adresimin e sfidave sistematike brenda këtij sistemi.

Ky aktivitet është bërë i mundur nga mbështetja bujare e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).