Trupat paqeruajtëse të KFOR-it kanë reaguar suksesshëm në ditën e zgjedhjeve në veri të vendit. Sipas tyre, intervenimi në disa raste ka ndodhur pas kërkesës së EULEX-it.
Në një njoftim për medie të lëshuar nga KFOR-i, me kërkesën e EULEX-it trupat e KFOR-it të zbarkuara më herët në veri të Kosovës, kanë intervenuar 15 minutave pas kërkesës së EULEX-it, ku KFOR-i ka dërguar një forcë për Reagim të Shpejtë nga Njësiti Shumëkombësh i Specializuar i Karabinierëve ( MSU) në veri të Mitrovicës.