Kërkohet llogaridhënie nga sistemi i drejtësisë

Kërkohet llogaridhënie nga sistemi i drejtësisë

Mostransparenca dhe llogaridhënia në gjyqësor kanë bërë që besimi në gjykata të cilat ndajnë drejtësinë të jetë i vogël. Madje, as niveli i besueshmërisë në prokurori nuk qëndron më mirë. Kështu deklaruan drejtuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi, por edhe pjesëmarrës të tjerë nga shoqëria civile në debatin e organizuar me temën “Llogaridhënia e sistemit të drejtësisë”.