Salustro hetohet për korrupsion

Salustro hetohet për korrupsion

Disa gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it janë duke u hetuar për shkak të dyshimeve se kanë marrë ryshfet nga disa avokatë vendorë në lidhje me rastet e krimeve të luftës.

Emisioni “Betimi për drejtësi”, në bazë të burimeve që ka, thotë se prokurori Mauricio Salustro dhe gjykatësi Francesko Fjori, janë duke u hetuar për veprimtari të dyshimta korruptive, për marrje të ryshfetit, duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare si prokurorë dhe si gjykatës.